Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në ditën e gjuhës shqipe ka shkruar se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk e gëzon trajtimin e meritur, përcjell TS.
“Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë Nëntorin si muaj që për ne si popull shënon unifikim, ngritje dhe fitore!


113 vite mësojmë e shkruajmë me alfabetin tonë, për të cilin shumë sakrifica janë bërë, prandaj sot nuk guxojmë të lejojmë që gjuha jonë të nënvlerësohet.

E kemi obligim moral ta ngrejmë atë në nivelin për të cilin kanë punuar të parët tanë, prej të cilëve e kemi amanet! E ky amanet, me kaq peshë që bart në vete, na përket të gjithëve që jetojmë në këtë shtet, pa dallim!

Ndjej keqardhje që edhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar. Megjithatë, sot ju uroj Ditën e Alfabetit, me shpresë që jetëgjatësia e saj të jetë e përjetshme e amaneti të çohet në vend!”shkruan në Facebook lideri i ASH-së Ziadin Sela./TS/