Sela, Gashi dhe Kasami bëhen bashkë me Levicën antiamerikane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tashmë janë bërë bashkë me LEVICËN Anti Amerikane dhe VMRO-DPMNE-në anti shqiptare vetëm me një qëllim, që të ulen në kolltuqet e Qeverisë pa marrë besimin e qytetarëve në zgjedhje.

Kujtojmë opinionin se Aleanca E Ziadin Selës, bashkë me Alternativën e Afrim Gashit dhe Besën e Bilall Kasamit morrën diku 49 mijë vota në zgjedhjet e fundit lokale, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim, e vetme përballë tyre fitoi mbi 125 mijë vota.

Përkthyer në numra deputetësh rezultatin e zgjedhjeve lokale, BDI do të fitonte 18 deputet, ASH-AA dhe BESA 12 deputet, PDSH 1 deputet.