Kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki në një deklaratë për CllickPlus në TV21 tha se një numër i madh i viktimave nga aksidenti i sotëm në Bullgari është nga kjo komunë. Sadiki kërkon nga organet kompetente të punojnë natë e ditë që rasti të zbardhet.


“E di që ka pasur mungesë të informatave që nga fillimi i ditës së sotme, deri sa u shpallën listat. Mendoj se shteti është dashur të merr më tepër masa në lidhje me këtë që informatat të jenë më në kohë për familjarët”, tha mes tjerash Sadiki.

Sadiki ka kritikuar edhe agjencinë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës u aksidentua në Bullgari.

“Ata ashtu siç kanë ditur të organizojnë udhëtime, është dashur që sot të jenë shumë transparent dhe të japin informata të sakta , me kohë. E dimë se ngjarja ka ndodhur diku pas orës 2 të mesnatës dhe ata nuk është e mundur që deri në atë kohë të mos kenë pasur informata, ose të shpallin listën e udhëtarëve që kanë qenë në autobus”, tha Sadiki.