Intervista e Meghan Markle me Ellen DeGeneres u shfaq në ekranet amerikane, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.


Thuhet se Dukesha e Sussex-it, bëri “një tallje me mbretërinë britanike” gjatë emisionit.

Në veçanti, kritikët e Sussex-it nuk e morën lehtësisht shakanë që bëri Meghan në kuadër të emisionit ku u shfaq duke pirë qumësht nga një shishe bebesh në publik.

Një kritik tha në Twitter: “Tani është padyshim koha për t’i hequr Meghan titullin e saj mbretëror me arsyetimin se ajo nuk po vepron siç duhet në publik për të mbajtur titullin që përfaqëson Familjen Mbretërore”.

Disa të tjerë u shprehën: “Meghan Markle po përdor titullin e saj mbretëror dhe po tallet me mbretërinë britanike”.

Pavarësisht replikave të ashpra, shumë menduan se 40-vjeçarja doli shumë mirë në intervistën e ‘Ellen’. Meghan Markle bën një donacion bamirësie gjatë intervistës me Ellen, Emily Andrews, një gazetare dhe komentatore mbretërore, tha se sjellja e Meghan “ishte kaq mbretërore” në shfaqjen televizive, pasi ajo theksoi punën bamirëse dhe vendosi “në qendër të vëmendjes njerëzve të zakonshëm”.

Gjatë intervistës, Meghan zbuloi se ajo dhe Princi Harry dhuruan 15,000 sterlina për “A Twist of Greatness”, një qendër bamirësie.