Kryeprokurori Lubomir Joveski ka deklaruar se ata do të ofrojnë ndihmë në sigurimin e dokumentacionit, identifikimin e viktimave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme.


Duke u përgjigjur në pyetjet, prokurorët bullgar kanë thënë se po punojnë në të gjithë versionet ndërsa për momentin po merren deklarata nga dëshmitarë të cilët janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ata than se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë hetim shtesë, ndërsa të gjithë ekspertët do të sigurohen nga pala bullgare.

Shefja e Repartit për krim të organizuar, Villma Ruskovska, tha se pronari i kompanisë është në vendin e ngjarjes.

“Këtu gjendet pronari i kompanisë, tha se 20 vite ka kompani transportuese dhe deri tani nuk ka pasur asnjë incidente. Por do ta sigurojmë tërë dokumentacionin e të gjithë autobusëve, gjegjësisht kur janë regjistruar kur kanë qenë në kontroll teknik dhe do t’i ridërgojmë tek kolegët bullgar” u shpreh Ruskovska, raporton SHENJA.

Edhe Jovevski tha se të gjitha dokumentacionet do t’i sigurojnë dhe do t’ua dorëzojnë kolegëve bullgar.