Kryeprokurori Ljubomir Joveski, së bashku me shefen e repartit për krim të oraganizuar kanë shkuar në vendngjarje në Sofje të Bullgarisë, me qëllim që të ndihmojnë prokurorët bullgarë dhe të sigurojnë dokumentet e nevojshme nga vendi ynë.


Joveski është i kënaqur nga bashkëpunimi me autoritetet bullgare.

“Bëhet fjalë për tragjedi të madhe ku kanë vdekur 12 fëmijë. Unë jam i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Prokurorinë në Bullgari. Shumë vite kemi bashkëpunim profesional dhe besoj se në mënyrë profesionale do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat në këtë ngjarje. Ne do të japim ndihmën tonë në sigurimin e dokumentacionit, idnetifikimin e viktimave dhe gjithçka që ka nevojë për hetim”, tha Joveski.

Duke u përjigjur në pyetjen e gazetarëve, prokurorët bullgarë thonë se me siguri ka patur edhe një shofer rezervë por edhe ai ka vdekur.

Ata zbuluan se në Maqedoni nuk do të ketë hetim shtesë ndërsa të gjithë ekspertët dotë sigurohen nga pala bullgare. Nga ana tjetër shefja e repartit për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska tha se pronari i kompanisë ndodhet në vendngjarje.

“Këtu ndodhet dhe pronari i kompanisë, tha se 20 vite ka firmë transportuese dhe deri tani nuk kanë patur incident të tillë. Por, do ta mbledhim dokumentacionin e plotë të të gjithë autobusëve, gegjësisht kur janë regjistruar dhe kur kanë qenë në kontroll teknik, dhe do t’i dërgojmë deri te kolegët bullgarë”, tha Ruskoska.