Roma e Jose Mourinhos e ka mposhtur 2:0 Genoan në debutimin e Andriy Shevchenkos si trajner në Serie A të dielën.


Talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyan i shënoi dy gola të vonshëm në stadiumin Luigi Ferraris, për ta kthyer Romën në binarë pas dy humbjeve radhazi.

Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit dhe i Chelseat të Mourinho, debutoi me humbje si trajner në Serie A.

A e mori në dorë një Genoa që në 12 ndeshje në Serie A këtë sezon e kishte fituar vetëm një, ndërsa i kishte humbur pesë.

Si pasojë e disfatës së gjashtë, Genoa mbetet në vendin e 18-të me vetëm 9 pikë, dy më shumë se dy vendet e fundit Cagliari dhe Salernitana.

Roma, ndërkohë, ngrihet në vendin e pestë me 22 pikë, tri më pak se vendi i katërt, Atalanta dhe 10 më pak se liderët Napoli dhe Milan.

Genoa nuk arriti ta bëjë me shumë së një goditje në kornizën e vizitorëve për 90 minuta dhe nuk ia doli as të mbahej pa pësuar deri në fund.

Afena-Gyan e theu akullin në minutën e 82-të, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga Henrikh Mkhitaryan.

Ai e dyfishoi epërsinë e Romës me një super gol në minutën e 94-të.