Rexhepi:”Në momentin kur kryeministri Zaev pas vendosshmërisë që do të jep dorëheqje dhe nuk do të kthehet më, vijnë sinjale të forta që më 14 dhjetor Maqedonia do të merr datë për fillimin e bisedimeve, e keni deklaratën e Makronit, vizitën e zotit Rute dhe shumë deklarata të tjera, i kemi informacionet në komunikime përfaqësuese diplomatike në vënd,e keni zotin Escobar nga SHBA i cili do të vjen në dhjetor, në muajin kur do të duhet që të jetë edhe çështja e vendosjes së datës, dhe e dimë që angazhimi i çështjeve të SHBA-së është maksimale në këtë kohë për tu tejkaluar ky problem dhe kryeministri Zaev e tërhjeq nënshkrimin, atëherë ndrojnë rrethanat edhe për Kastriotin.


Do të kisha dashur të ndroj rrethanat edhe për gjithë kolegët e tjerë, për shkak se në momentin kur kryeministri Zaev kishte dhënë dorëheqje dhe nuk e dinim as kush do të jetë mandatari i ri, ai mandatar a do të mundet që të merret vesh me partnerët aktual që të vazhdojë qeveria.”