Rexhepi: VMRO-DPMNE fitoi në kurrizin tonë, humbëm 27.000 vota për shkak të koalicionit me këtë parti

Skender Rexhepi mbrëmë në “Click Plus” tha se VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje lokale ka fituar falë Alternativës. Ai shtoi se për shkak të koalicionit me këtë parti, Alternativa ka humbur 27.000 vota.

Qëndrim lidhur me deklaratën e këtillë të Rexhepit kërkuam edhe nga VMRO-DPMNE, por prej atje pa ndonjë përgjigje konkrete.

“Motivi kryesor për votim të enjten para çdo deputeti në Parlamentin e Maqedonisë është vendimi – a konsiderojnë se Maqedonia duhet të vazhdojë me krimin dhe korrupsionin ose duhet bashkërisht të luftojmë për t’i zgjidhur problemet në Republikën e Maqedonisë”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Qëndrimi i Rexhepit për formim të një shumice të re parlamentare dhe rrëzim të Qeverisë, u ndryshua pasi mësoi se pjesë e kësaj shumice është edhe partia E Majta, në krye me liderin Apasiev.