Deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se vendimin për mosrrëzimin e Qeverisë Zaev 2 është munduar ta mbajë të fshehtë deri në moment të fundit, pasi siç tha, është përkujdesur që opozita të mos arrijë të gjejë tjetër deputet për të votuar “pro” mosbesimit.


“E pastrova me veten se nuk duhet të mbështetet por u mundova të përkujdesem që mos e marrin sinjalin edhe shumë herët, mos të mobilizohen dhe të bindin edhe ndonjë deputet tjetër. Unë e kam pasur shumë me rëndësi që mos të finalizohet kjo iniciativë para 14 dhjetorit sipas informacioneve që i kam marr jemi shumë afër (çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian)”, tha Rexhepi.