Rexhepi: Nuk pranoj që nënshkrimi im të jetë afër atyre që karrierën politike e zgjerojnë duke sharë shqiptarët

–Në asnjë rast nuk do pranojë që nënshkrimi im të jetë ngjitur me nënshkrimin e atyre që karrierën politike e zgjerojnë duke na sharë neve shqiptarëve, kështu u përgjigj fillimisht deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi i pyetur për shumicën e re parlamentare mes VMRO-DPMNE-së, Besës, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”. Rexhepi thotë se është i interesuar që ta rrëzojë Qeverinë aktuale, por jo me çdo kusht.

“Gjithë deputetët kemi qenë të bindur se E Majta nuk nënshkruan. Marrëveshja ishte që do të nënshkruaj LDP-ja, Besa, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj u dakordova që të jap nënshkrimin. Çdo nënshkrim ku duhet të largohet e keqja BDI për shqiptarët, por jo me çdo kusht. Edhe qëndrimi i Alternativës gjithmonë ka qenë i tillë që ne nuk guxojmë të identifikojmë veten me jë subjekt politik i cili është anti-shqiptar me gjitha elementet. Nuk e lejoj në jetën time ta njollosi identitetin tim familjar për asnjë çmim”, tha mes tjerash Rexhepi.