Kastriot Rexhepi në një intervistë ekskluzive për Alsat tha se vendimi për të mos votuar rrëzimin e Qeverisë, ka qenë pjekja e kushteve për hapjen e negociatave. Ai tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët dhe se ata e kanë bindur të mos humbet shansi për çeljen e negociatave.


“Në momentin kur kemi nënshkruar kryeministri Zaev ka qenë i dorëhequr dhe në atë kohë nuk e dënimi kush ishte mandatari. Prandaj në momenti kur u tërhoq nënshkrimi i kryeministrit Zaev, në momentin kur, si sot nuk jemi më afër se kurrë për të marrë datën për të hapur negociatat, dhe këtë e bazoj edhe në komunikimet e mia me ndërkombëtarët, ata më kanë sugjeruan se këtë moment nuk duhet ta humbasim. Mendoj se u mblodhën të gjitha kushtet për të hapur negociatat, prandaj këtë shans nuk duhet ta lëshojmë”- tha Rexhepi.