Deputeti Kastriot Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp tha vazhdon të mbetet deputet i Lëvizjes Besa. Rexhepi thotë se e kuptoj kryetarin e partisë Bilall Kasami dhe se nuk ka marrë njoftim zyrtarë për përjashtim nga partia.


“Unë jam deputet i Lëvizjes Besa, koordinator i grupit parlamentar të Besës , dhe derisa nuk ndryshohet, unë do të vazhdojë të veproj si i tillë”, tha Rexhepi duke shtuar se nuk ka marrë informacione zyrtare nga partia për përjashtim nga partia.

“E kuptoj kryetarin për veprimin që e ka bërë në atë presion. Vazhdo ta respektojë. Për çështje partiake do të bisedojmë në forume partiake”, tha mes tjerash Rexhepi.