Pakënaqësia më e madhe për fotografinë ku u njoftuar se opozita ka siguruar 61 deputetë, duke llogaritur edhe në nëshkrimin e tij, Kastriot Rexhepi e ka pasur kur pa parë se në të janë të pranishëm edhe lideri i “Levicës” (Të majtës), Dimitar Apasiev.


Paraprakisht Rexhepi tha se pakënaqësia ka lindur pikërisht këtu, pasi atyre, si deputetë të Lëvizjes Besa u është thënë se në listën për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2, nuk do të jenë edhe deputetët e Të majtës, e ndërkaq ka ndodhur e kundërta.

“Edhe Kastriot edhe “Levicë” nuk shkon”, ka thanë Rexhepi duke përsëritur se me Të majtën nuk pajtohet të ketë bashkëpunim për shkak të bindjeve të tyre anti-shqiptare, për çfarë sipas tyre, po rriten edhe si parti.