Real Madrid ka mohuar mundësinë e transferimit të mesfushorit së Manchester Unitedit, Paul Pogba, shkak i lidhjeve jo të mira me agjentin Mino Raiola.


Pogba ende nuk ka vazhduar kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe ka spekulime që do largohet kur kontrata t’i skadojë.

Real Madrid thuhet se ishte në garë, me agjentin Raiola që disa herë deklaroi se për Pogba ndoshta do ishte më i mirë largimi.

Sidoqoftë, “AS”, raporton se Reali nuk ka interesim për shërbimet e francezit dhe arsyeja kryesore është lidhjet e dobëta të presidentit Florentino Perez me agjentin Riaola.

Juventus dhe PSG janë dy skuadrat e tjera që e duan mesfushorin, por ekziston edhe mundësia që të rinovojë kontratën me 20 herë kampionin e Anglisë.

Pogba ka regjistruar shtatë asiste në 13 ndeshje këtë sezon, derisa është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi derisa përfaqësonte Francën.