Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët në 109-vjetorin e Pavarësisë me disa fotografi të stemës së aeroportit të Vlorës, duke njoftuar nisjen e punimeve në këtë kantier.

 


“Mirëmëngjesi, gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan Rama.

 

Sot ka nisur zyrtarisht puna për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Rama është shprehur se do të realizohet ëndrra e hershme.