Rama: Shpërblim deri në 150% të pagës për policët që kryejnë detyrën larg vendbanimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dijese punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë kryer detyrën larg vendbanimit të tyre do të marrin shpërblim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se policët do të marrin shpërblim deri në 150% të pagës. Kujtojmë se disa ditë më parë ishte ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili bëri me dije se me Vendim të Këshillit të Ministrave do të ketë një bonus financiar për këtë kategori të punonjësve të Policisë së Shtetit.