Nga Qyteti i Shkupit kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.


“Qyteti i Shkupit shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Bullgarinë fqinje. Tragjedia që ndodhi është shumë e rëndë, nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e bashkëqytetarëve tanë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit këtë mëngjes u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Udhëtarëve të lënduar u urojmë shërim të shpejtë”.