Qeveria në seancën e sotme pasdite ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku e humbën jetën 46 persona.


“Sot drejtova mbledhjen e Qeverisë dhe e hapëm me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së sotme në Bullgari.
Sollëm vendim për të shpallur tre (3) ditë zie në mbarë vendin, duke filluar nga dita e sotme.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehim ngushëllime të sinqerta të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi derisa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë” ka shkruar zv.kryeministri Artan Grubi