Kabineti i Qeveritar ka mohua, siç thuhet gënjeshtrat dhe dezinformatat se ai apo dikush tjetër me direktivat e tij gjoja u kanë ofruar para deputetëve.

Në reagim thuhet:

“Për këtë manipulim të rëndë, gënjeshtër dhe shpifje, do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore përmes institucioneve të drejtësisë, nëse zoti Taravari nuk e tërheq menjëherë publikisht shpifjen dhe nëse nuk kërkon falje publike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Taravari në TV Sitel ka akuzuar se i janë ofruar para një deputeti nga radhët e tyre për t’iu bashkuar shumicës aktuale parlamentare.