Qeveria e re do të angazhohet për zhvillim ekonomik

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh sot se Qeveria aktuale nuk ka kapacitet të përballet me problemet ekonomike dhe pasojat nga kjo i ndjejnë qytetarët.

“Kjo qeveri nuk ka kapacitet për zhvillim ekonomik dhe prandaj shumë shpejtë, përmes këtyre zgjedhjeve të shpejta do të vij një qeveri e re e cila ka plane dhe projekte edhe për zhvillimin e ekonomisë. Duhet të kemi zgjedhje të reja, dorëheqje të Zaevit dhe të kësaj Qeverie dhe të vij qeveria e re, e cila do të ketë legjitimitetin e popullatës dhe do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, tha Mickoski.