Qesharake, Taravari kërkon përgjegjësi nga Ali Ahmeti e jo nga Ziadin Sela

Kërkon dorëheqje nga Ali Ahmeti ndërsa nuk kërkon të njëjtën gjë për liderin e partisë së tij Zijadin Sela i cili humbi zgjedhjet dhe poashtu edhe njëherë humbi në zonën e tij elektorale në Strugë informon TetovaSot
Ky është Arben Taravari sekretari i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ai përmes një statusi në rrjetin social FB ka shkruar se lideri i BDI-së duhet të merr përgjegjësinë për humbjen në Gostivar.
“Zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi. Mendoj se duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, duhet të Dorëhiqet”, ka shkruar Arben Taravari në Facebook.
Ndryshe BDI në zgjedhjet vendore është fituese absolute e tyre me dhjetë Komuna që do ti drejtojë dhe në një Komunë tjetër sic është ajo e Dibrës në të cilën është në garë për ta fituar në ripërsëritjen e zgjedhjeve atje.ASH në anën tjetër ka një ndër rezultatet më të dobëta dhe për momentin udhëheq vetëm në dy Komuna që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara ndërsa humbi Komunën e Bogovinës.TetovaSot