PZAP ia refuzon ankesën Bekim Jasharit

Kandidati për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari, ka marrë përgjigje negative nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Jashari kishte bërë ankesë në PZAP për parregullsitë në procesin zgjedhor të 17 tetorit.

Ish-kryetari i Skenderajt, në zgjedhjet lokale ka marrë 40.64 përqind, që ishin të pamjaftueshme për ta fituar këtë komunë.