Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar listën e personave të lënduar në tragjedinë në Bullgari.


Siç sqarojnë, ky informacion është konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.

Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.

Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Medina Lutfiu (21.05.1996), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës