Pse Orbani shkoi në Banja Llukë?

Mediat në Republika Srpska ndoqën me vëmendje të madhe arritjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe ministrit të tij të jashtëm, Péter Szijjárt.


Milorad Dodik gjithashtu u përpoq ta prezantonte këtë takim pothuajse si një vizitë shtetërore: “Ne jemi mirënjohës për mirëkuptimin e Hungarisë që ka për Republikën Srpska dhe ne jemi gjithmonë aty për t’i pritur miqtë tanë të mirë”, tha anëtari serb i presidencës së BeH, Millorad Dodik gjatë një drekë pune në Banja Llukë, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Megjithatë, pala hungareze theksoi se ishte vetëm një vizitë “gjysmë private” dhe fakti që Orban nuk e vizitoi kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës me atë rast mund të shpjegohet lehtësisht sepse Orban u takua vetëm dy ditë më parë me Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së, Christian Schmidt në Budapest, shkruan Deutsche Welle.

Në një deklaratë pas takimit thuhej se “gjendja në rajon dhe në Ballkan po diskutohej”.

Kësisoj, në Bosnjë e Hercegovinë ende po spekulohet për atë që u tha në Banja Llukë: “Është e vështirë për mua të komentoj sepse lajmet nga takimi janë të pakta. Ka mundësi që Orban të luajë një rol ndërmjetësues midis Schmidt dhe Dodik. Por mos prisni ndonjë rezultat spektakolar”, th ish-ministri i jashtëm i Bosnjës, Mladen Ivaniq. Por ai gjithashtu mendon se nuk është mirë që ky takim nuk është zhvilluar në rrugë zyrtare.

“Efektet do t’i shohim pas disa ditësh. Nëse Dodik vazhdon të shkojë në drejtim të radikalizimit, atëherë ai ka marrë një lloj mbështetjeje nga Orban. Nëse fillon të qetësohet, atëherë ai ka marrë paralajmërim edhe nga ku ai kishte mbështetje”, vlerëson Ivaniq.

Milosh Solaja, analist politik nga Banja Lluka, e sheh vizitën nga Hungaria si një zgjatje të bashkëpunimit politik, duke paralajmëruar se vizita përkon me zhvillimet në Këshillin e Sigurimit dhe fatin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BeH. Përjashtimi i Përfaqësuesit të Lartë nga loja politike në BeH në një farë mënyre nënkupton një epokë të re, e cila (vizita e Orbanit) të kujton sërish kohën kur në Banja Llukë erdhën zyrtarë të lartë si Klaus Kinkel, Madeleine Albright”, thotë Solaja.

Mirëpo, Viktor Orban është në fakt në një vizitë kthyese, këtë herë te anëtari serb i Presidencës së BeH, pasi Dodik, si mysafir i Orbanit disa muaj më parë, mori pjesë në Samitin Demografik në Hungari.

Në samit, përveç Dodikut, ishin të pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri slloven Janez Jansha dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.