Kush është Përparim Rama?


Më poshtë sjellim profilin e të parit të Komunës së Prishtinës, sipas rezultateve preliminare:

Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj dhe kanë tre fëmijë, Arra Serafinë Rama, Tigër Rok Rama dhe Bron Ndue Rama

– Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003

– Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007

– Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003

MSc Master i dalluar

Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë

(University of East London) 2003

DipArch (University of East London)

Shkolla e Arkitekturës

Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03

BA (Hons) SBU London South Bank University

Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98

Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.

Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi” në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.

Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Neëham Council dhe Toëer Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.