Nën shoqërimin e avokatit të tij mbrojtës,pas tre viteve paraburgim shtëpiak, ish Ministri, Mile Janakievski i akuzuar për disa vepra penale paraqitet në senacë gjyqësore pa shoqërimin e policisë.


Kjo pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit ku Janakievskit pas disa ankesave me radhë i zëvendësohet masa e paraburgimit shtëpiak me masa të tjera kujdesi.

Vendimi i Gjykatës së Apelit akoma nuk ka arritur deri tek palët në procedurë. Mbrojtja e Janakievskit e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit për të cilin tha se janë të habitur, nga që ankesa e njejtë me të njejtën përmbajtje disa herë ishte refuzuar nga Apeli.

Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska ka paralajmëruar kërkesë për paraburgim të ri i cili do të jetë për rastin “Organizatorët e dhunës në Kuvend” ku Janakievski nga Gjykata e shkallës së parë u dënua me 6 vite e tre muaj burg.Edhe atëherë Ruskoska kishte kërkuar paraburgim efektiv përshkak të rrezikut për arratisje por trupi gjykues kishte vlerësuar se Janakievski mund të qëndrojë në paraburgim shtëpiak.

Kërkesa e Ruskoskës për paraburgim do të dorëzohet në gjykatë në momentin kur ajo të pranojë vendimin zyrtarë nga Gjykata e Apelit. Me vendim e ri të Gjykatës së Apelit ,Janakievski mundet që lirshëm të dalë jashtë qytetit të Shkupit.