Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda nesër do të jetë për vizitë dy ditore në Shkup. Ai pritet të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi si dhe me kryeministrin Zaev.


Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit polak, vizitën presidenti Duda do të fillojë nesër mbrëma me ceremoninë e ndarjes së Medalit të presidentit të Republikës së Polotnisë, shoqatës së bashkërisë polake në Maqedoninë e Veriut “Polonia”.

Duda të premten do të pritet me nderimet më të larta nga presidenti Pendarovski dhe po ashtu do të ketë takime tet-a-tet dhe më pas vijojnë bisedimet e delegacioneve të dy vendeve. Pas takimit dy presidentët do të mbajnë konferencë për shtyp.

Duda dhe Pendarovski po ashtu do të kenë fjalim edhe në hapjen e Forumit Ekonomik të Polonisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Shkup.