Policia e Tetovës dënoi disa këmbësorë për kalim jo të drejtë të rrugës dhe shkelje të tjera të parapara me ligjin për siguri në komunikacion. Prej orës 8:00 deri në orën 13:00 janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 29 kundërvajtje, siç janë kalimi jo i sigurt u rrugëve, mosrespektimi i sinjalizimit ndriçues, mosshfrytëzimi i trotuareve për lëvizje.
Në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll aksioni i këmbësorëve dhe sjelljes së tyre si pjesëmarrës në komunikacion. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 29 kundërvajtje përkatësisht po aq këmbësorë të cilët nuk i respektuan dispozitat e Ligjit për siguri në komunikacion”, informoi zëdhënësi Marjan Josifovski.


Gjatë kontrollit, gjithashtu, janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa adekuate.