Policia ka dhënë detaje për ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur kanë mbetur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.


Sulmuesi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.