Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës, ku sipas burimeve të Express 3 persona kanë mbetur të vdekur.


Policia e Kosovës në Pejë tha se autobusi ishte nisur nga Gjakova për ne Deçan.Autobusi ishte i mbushur me nxënës.

Po ashtu, Policia njoftoi se drejt autobusit kanë gjuajtur me armë disa persona.