Para pak minutash në Gllogjan të Decanit kanë mbetur të vrarë tre persona.


Po ashtu burime të njejta konfirmuan se disa persona të maskuar kanë sulmuar një autobus ku kanë mbetur të vrarë tre persona.

Kurse të lënduar mbetën edhe disa nxënës që ishin në autobus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga incidenti janë plagosur dy persona, teksa Policia është duke e hetuar rastin tutje.“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.