Një person ka mbetur i lënduar nga një send i mprehtë në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, pasi është sulmuar nga disa persona.


Me datë 18.11.2021 në ora 10.45 në SPB Kumanovë – Sektori Policor Mateç, B.Z. (35) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës, ka raportuar se O.O. (48)nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, ka sulmuar fizikisht H.Z., duke e lënduar me objekt të mprehtë, njofton Ministria e Brendshme

Në lidhje me rastin, O.O. ka raportuar se gjatë rrugës për në fshat është sulmuar fizikisht nga H.Z. dhe disa të tjerë.

Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.