Përgjysmon rrezikun e vdekjes, sa kushton pilula kundër Covid-19?

Britania e Madhe ka futur në treg pilulën “Mulnopiravir” kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania “Merck”, e cila është vërtetuar se rrit ndjeshëm imunitetin e pacientëve duke shmangur në një pjesë të madhe humbjen e jetës.

Britanikët kanë porosituar 480 mijë kuti të kësaj pilule nga kompania “Merck”, e cila vetëm një muaj më parë konfirmoi përmes testeve të kryera se ilaçi jep efekte maksimale.

Por sa kushton ky ilaç dhe a është i përballueshëm?

Mësohet se një kuti nga ilaçi në fjalë kushton rreth 700 dollarë, ndërsa një pilulë rreth 18 dollarë.

Çdo kuti ka 40 pilula brenda saj.