Përfundon mbledhja e BDI-së, ja për çfarë u bisedua

 

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Pas mbledhjes, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani bëri të ditur se në këtë mbledhje kanë diskutuar për interesat e shtetit dhe qytetarëve. Osmani tha se “kursi eutoatlantik i Maqedonisë së Veriut është i pa alternativë. Vendi ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi të këtij kursi, për implementim të reformave që e përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

“ U diskutua për interesat e shtetit të cilat janë edhe të qytetarëve. Me unanimitet u konfirmua nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm është se kursi eutoatlantik i Maqedonisë së Veriut është i pa alternativë. Vendi ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi të këtij kursi, për implementim të reformave që e përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE, por edhe rrumbullakësimin e projekteve historike të mëdha infrastrukturore të cilat kanë nisur dhe janë pjesë e agjendës tonë politike. Këshilli i përgjithshëm me unanimitet autorizoi kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet me të gjithë partitë poltike për të ruajtuar kursin euroatlantik të vendit, natyrisht përveç atyre të cilët janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e qytetarëve me vlerat euroatlantike, vlerat progresive dhe perëndimore që i kanë njerëzit dhe ky vend. Kështu që këto bisedime do të vazhdojë t’i bëjë kryetari Ahmeti. Dëshiroj që t’i rehatoj qytetarët që të jenë të qetë për shkak se BDI ka dëshmuar gjithmonë se dinë të trasojë interesin e tyre në mënyrë më të mirë dhe të ruaj të ardhmen e vendit”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Kujtojmë se takimi i Këshilit të përgjithshëm të BDI-së, u mbajtë me kërkesë të kreut të integristëve, pas situatës politike të krijuar ditëve të fundit.