Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski tha se puna me mandatarin e ri dhe liderin e LSDM-së tashmë ka përfunduar, gjegjësisht sipas tij, brenda LSDM-së, tashmë dihet pasardhësi i kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev.


“Askush të mos më fajësojë mua, këtë e shoh nga jashtë. Nuk kam biseduar me Zaevin për atë temë sepse ajo temë nuk më përket mua. Nuk është me vend të pyesim se kush do të jetë në vend të tij, kjo është punë e anëtarësimit të partisë. Por nga ajo që shoh në publik, më duket se tashmë dihet në kryesinë e LSDM-së, tha Pendarovski.