Presidenti i vendit Stevo Pendarovski sonte ua ka uruar fitoren futbollistëve maqedonas që mposhtën Islandën dhe fituan breshëri për Botërorin që do të mbahet në Katar.


“Urime djema për lojën e mrekullueshme! I gjithë populli ka brohoritur sonte kombëtaren e Maqedonisë në futboll në ndeshjen e vështirë ndaj Islandës. Ne vazhdojmë të luftojmë për një vend në Kupën e Botës në Katar. Jemi krenarë me ju!”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.