Pele është rikthyer aktiv në rrjetet sociale. Legjenda e futbollit brazilian, i cili kreu një operacion në Sao Paolo muaj për parë, pasi dyshohej për sëmundje të keqe në zorrën e trashë, problem që u zbulua pas një kontrolli rutinë, ka publikuar një foto në Twitter.


81-vjeçari ka qetësuar tifozët e shumtë në postimin e fundit, duke theksuar se ndihet mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

“Dua t’iu bëj të ditur se jam mirë. Çdo ditë që kalon, më mirë ndihem. Nuk mendoj se maska që mbaj për t’u mbrojtur fsheh lumturinë time.

Faleminderit shumë të gjithëve që më dhuroni çdo ditë energji pozitive”, përfundoi fituesi i tre Kupave të Botës me Brazilin.