Paraburgim për dy persona! Prokuroria e Tetovës me detaje rreth tentimit për vrasjen e prokurorit nga Gostivari

Spread the love

Gjykata Themelore në Tetovë ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor ndaj dy personave të cilët dyshohet se djenë fshatin Çegran kanë tentuat ta vrasin një prokurori publik nga Gostivari.Kundër personit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje që ëhstë i mitur, procedura do të zhvillohet në bazë të Ligjit për Drejtësi ndaj Fëmijëve. Nga Prokuroria e Tetovës thonë se kanë marrë rastin përsipër, për shkak se i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa si rrjedhojë është marrë ky veprim, që të sigurohet paanshmëri gjatë hetimeve.“Dje, dy të paraburgosurit, së bashku me një minoren të moshës 17-vjeçare, kanë tentuar që me paramendim të privojnë nga liria prokurorin publik. Pasi e kanë ndaluar makinën e tij ,kanë filluar ta godasin, i mituri e ka goditur me thikë duke i ka shkaktuar plagë në pjesën e pasme në anën e djathtë të gjoksit. Prokurori ka nxjerrë pistoletën, të cilën e posedon me leje dhe ka gjuajtur në mënyrë paralajmëruese në ajër, pas çka të dyshuarit kanë ndaluar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.


Spread the love