Sot (18.11.2021) në orën 01.05 në “Fusha e Banishtës”, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë, në zonën e fshatit Amë, Dibër, punonjës të Policisë gjetën 10 (dhjetë) pako najloni me marijuhanë. Është kryer hetim në vendngjarje dhe është konstatuar se në pako ka pasur marijuanë me peshë totale rreth 200 kilogramë, me vlerë mbi 500 mijë euro. Ngjarja është raportuar në Prokurorin Publike dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.