Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, sonte në revistën debatore “Click Plus” në TV21 tha se lideri i Alternativës Afrim Gashi, është takuar edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, transmeton TetovaSot.


“Siç takohet Zaev me deputetë, ashtu edhe Ali Ahmeti. Konkretisht është takuar me Afrim Gashin”, ka thënë Osmani.

Ministri Osmani nuk ka specifikuar se kur dhe ku është zhvilluar ky takim.