“Besa u largua nga Qeveria për shkak të marrëveshjes me VMRO-DPMNE-në. “Ata e dinin që në fund të raundit të parë, thjesht nuk dinin si të dilnin para votuesve, ndaj e përdorën atë retorikë”. Kështu ka theksuar ministri i Jashtëm dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në “Click Plus”. Ai tha se Besa ka pasur obligim ndaj VMRO-DPMNE-së për shkak të bashkëpunimit në zgjedhjet lokale, transmeton TetovaSot.


“Ata kishin një marrëveshje me ta. Me siguri janë marrë vesh për votat në raundin e dytë, që Besa të marrë vota nga VMRO-ja dhe më pas të rrëzohet Qeveria. Pra, nuk i takon BDI-së, por Besa dhe VMRO-ja kishin marrëveshje. BDI është fajtor në detyrë për të gjitha partitë, si VMRO-në, LSDM-në dhe partitë shqiptare, BDI është historikisht fajtor në detyrë. BDI është gjithmonë konsekuente si parti. Ne vazhdimisht mbrojmë interesat e shtetit. Nga viti 2001 e deri më sot na sulmojnë gjithmonë me baza të ndryshme, por 20 vite pas vitit 2001 kemi procese serioze për vendin. “Për BDI-në nuk ka rëndësi nëse do të largohemi nga posti i ministrit për të rritur shumicën”, ka shtuar Osmani./TetovaSot