Oda tregtare-industriale e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dërgoi Deklaratë te kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Stefan Janev, në të cilën shprehet brengë nga “ndikimi negativ ndaj klimës afariste dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy shteteve vëllazërore” dhe apelohet për tejkalim të krizës politike dhe lidhshmëri ekonomike.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, i cili kishte inspektim në përmbajtjen e dokumentit, sipas Odës, në 50 muajt e fundit nga nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim më 3 gusht të vitit 2018, “nuk është implementuar asnjë nga masat e propozuara në Librin e bardhë dhe në Tryezën e rrumbullakët”.

“Qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe më tutje paguajnë roaming më të shtrenjtë, kalojnë në kontroll të dyfishtë kufitar dhe doganor, nuk mund të shfrytëzojnë lehtësime tatimore gjatë kalimit në vendin fqinj dhe nuk ka asnjë projekt tejkufitar infrastrukturor”, citohet në Deklaratë.

Sipas Odës, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ekziston asnjë lidhshmëri infrastrukturore, transportuese ose digjitale, ndërsa në vend të asaj barriera administrative, konfrontime, armiqësi dhe mungesë të perspektivave për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Në deklaratë u bëhet thirrje qeverive të dy vendeve ta tejkalojnë krizën politike dhe të bëjnë përpjekje për lidhshmëri ekonomike me qëllim të “formimit të vendit të përbashkët evropian të Ballkanit” për biznes pa kufij, për lidhshmëri kulturore dhe mirëkuptim”.