Policia informon se një banor i Shkupit në moshën 25 vjeçare ka raportuar për një incident të ndodhur në bulevardet “Boris Trajkovski” dhe “Koço Racin”.


Sipas njoftimit nga D.P., mbrëmë derisa ishte duke u transportuar me veturë “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.S. (25) nga Shkupi, për shkak të keqkuptimit në komunikacion, një person i cili drejtonte veturën ”Ford Focus” kërcënoi me armë.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.