Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të gjithë personave që vdiqën nga aksidenti që ka ndodhur dje në Bullgari.


Ai në mbledhjen e radhës të Qeverisë ka thënë se Kosova bashkëndjen më Maqedoninë e Veriut dhe më të gjithë shqiptarët të cilët janë prekur nga kjo ” tragjedi kombëtare”.

“Një udhëtim që do të duhet të mbyllej me gëzimin e kthimi në shtëpi dhe me evokim kujtimesh të freskëta u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën “Struma” në Bullgari”.

“Nga ky aksident 46 udhëtarë prej tyre 12 fëmijë nuk arritën të ju mbijetojnë plagëve të marra. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë shqiptarët për këtë tragjedi kombëtare”.

“Në emrin tim, në emrin e Qeverisë së Republikës së Kosovë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi, urojmë që tragjeditë e tjera të mos përsëriten”,ka thënë Kurti.

Kabineti i Qeverisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave nga ky aksident