Nikollovski: Zaev nuk erdhi në seancë gjyqësore, iku përsëri

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksadar Nikollovski përmes një komunikate për shtyp ka kërkuar që tashmë kryeministri në largim, Zoran Zaev të paraqitet në seancën gjyqësore, të iniciuara nga vetë ai. Nikollovski thekson se padia për shpifje është ngritur nga vet Zaev dhe se ai duhet të ballafaqohet me gjykatën.

“Jam absolutisht i bindur se Zoran Zaev nuk mund ta fitojë këtë kontest kundër meje në padinë për shpifje. Në fakt, prova më e mirë për këtë është se ai sërish nuk u paraqit në seancë. Për t’i rikujtuar publikut, ai po më padit mua, dhe unë nuk po e padis atë, ndërkaq nuk paraqitet në seancat ku më padit”, tha mes tjerash Nikollovski.