Newcastle ‘rrëmben’ futbollistin e Bayern Munich

Newastle United pas bisedimeve me mbrojtësin e Bayern Munich, Niklas Sule, kanë arritur ta bindin që të bëhet pjesë e klubit anglez .

Gjermani mesa duket nuk do vazhdojë aventurën me Bayern Munich.

Gazetari i “Bild”, Christian Falk, zbulon se Sule është i interesuar për projektin e klubit anglez, duke mos vazhduar bashkëpunimin me gjigantin gjerman.Image

Sules i skadon kontrata në verë, ndërsa Bayern që disa muaj ka bërë përpjekje për ta bindur të rinovojë, mirëpo nuk ia ka dal.

Ndërkohë, transferimi do realizohet në verë kur të jetë agjent i lirë dhe jo këtë afat të janarit.