Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Kërçova ka ofruar ndihmë për familjet shtëpitë e të cilave u përmbytën dje pas vërshimit të lumit Zajashka. Ndihma përbëhet nga batanije, dyshekë dhe pako me produkte ushqimore dhe sende për higjienë personale.

“Duke pasur parasysh se do të akomodohen në sallën sportive Ivanidol, Kryqi i Kuq ka dorëzuar batanije, dyshekë, ushqime dhe pako të higjienës personale, të destinuara për 40 familje të prekura nga përmbytjet. Pasi që banorët e këtij vendbanimi nuk kanë ardhur të kalojnë natën në sallë, ndihma ka mbetur e pandarë dhe së shpejti kjo procedurë do të përfundojë dhe ndihma do të arrijë në duart e duhura”, tha Suzana Taseska nga QRMK Kërçovë

Taseska sqaroi se komisioni për vlerësimin e dëmeve këto ditë duhet t’i shqyrtojë kërkesat e këtyre familjeve dhe t’u japë atyre ndihmë financiare në varësi të shkallës së dëmit.

Disa nga banorët e rrugës “Prilepska” vendosën që në vend të sallës, të gjejnë vendbanim të përkohshëm te familjarët dhe miqtë e afërt ose të kalojnë natën në veturat e tyre.

Një problem të ngjashëm me përmbytjet kanë pasur banorët e kësaj lagje edhe gjashtë vite më parë.