Ndalimi I Çiftit Që Fotografoi Shtëpinë E Erdoganit Shkakton Reagime Në Izrael

Izraeli është duke u angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, Natali dhe Mody Oknin, dhe i informoi ata mbi përpjekjet që po bëhen për t’i kthyer ata në Izrael.

“Siç është theksuar tashmë zyrtarët, ata nuk punojnë për asnjë agjenci izraelite”, tha Bennett.“Autoritetet u morën me këtë çështje gjatë fundjavës dhe do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.Një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e çiftit izraelit të premten (12 nëntor) me akuzën e spiunimit për fotografimin e rezidencës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan nga një kullë telekomunikacioni në Stamboll, njoftoi agjencia shtetërore e Turqisë Anadolu.
Anadolu tha se një punonjës informoi policinë pasi pa çiftin duke bërë fotografi të rezidencës së Erdoganit nga restoranti i kullës.Raporti tha se një shtetas turk, i cili ishte me çiftin, u arrestua gjithashtu me akuza për spiunazh politik dhe ushtarak.