Në periudhën prej 6 gushtit deri më 18 nëntor, në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 janë diagnostikuar 53.682 qytetarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 31 për qind e të infektuarve në këtë periudhë janë plotësisht të vaksinuar, gjegjësisht 16.702 persona.

“Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është e madhe, nga 534 pacientët e hospitalizuar për momentin, 123 janë plotësisht të vaksinuar. Vdekshmëria te të pavaksinuarit është dukshëm më e lartë, tregoi analiza.

Në periudhën nga 6 gushti deri në ditën e djeshme, 80 për qind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend kanë qenë të pavaksinuar, dhe 20 për qind e të vdekurve kanë marrë vaksinën. Sipas analizave, të ndjerët kishin disa sëmundje kronike të kombinuara. Çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSh theksojnë se si të imunizuar konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë që kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.